Gjatë periudhës mars-shtator 2020, në 12 qarqe janë raportuar 14 gazetarë të prekur nga COVID-19, sipas raportit të UGSH.

Ndërkohë dy gazetarë, gjatë kësaj jave ndodhen në kujdes intensiv si pasojë e virusit.

“Dy gazetarë janë gjatë kësaj jave nën ndjekje intensive mjekësore për shkak të prekjes prej virusit pandemik COVID-19. Njëri prej kolegeve, shkrimtar dhe gazetar i njohur prej pesë javesh vijon të mbahet nen kujdes mjekesëor në pavionin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, ndersa një tjetër koleg është prej 10 ditesh nën kujdes shendetësor në banesën e vet në Sarandë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë:

“Dy gazetare jane gjate kesaj jave nen ndjekje intensive mjekesore per shkak te prekjes prej virusit pandemik COVID-19. Njeri prej kolegeve, shkrimtar dhe gazetar i njohur prej pese javesh vijon te mbahet nen kujdes mjekesor ne pavionin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, ndersa nje tjeter koleg eshte prej 10 ditesh nen kujdes shendetesor ne banesen e vet ne Sarande.

Gjate periudhes mars-shtator 2020, sipas raportimeve nga zyrat e UGSH ne 12 qarqe, raportohen katermbedhjete raste gazetaresh te prekur dhe fatmiresisht asnjeri prej tyre ne rrezik per jeten. Nderkohe qe sipas  ketyre raportimeve ka mbi 20 raste familjaresh te gazetareve te prekur nga coronavirusi, mes te cileve fatkeqesisht edhe tri raste vdekjesh.

Unioni i Gazetareve Shqiptare shpreh urimin per sherim te shpejte te kolegeve te prekur dhe apelon per kujdes te shtuar dhe respektim te te gjitha masave te parashikuara nga protokollet mbrojtese prej COVID-19. Ndersa u kerkojme administratoreve te mediave ne te gjithe vendin, te mbrojne me rigorozitet masat dhe sigurine shendetesore te te gjithe punonjesve te mediave ne vend. 

Gjejme rastin te sjellim ne vemendje te kolegeve tane, kryesisht atyre qe raportojne rreth situates ditore te pandemise ne vend, te deshmojne profesionalizem dhe respekt ndaj kodeve te etikes per mbrojtjen dhe kujdesin ndaj shendetit mendor dhe social te lexuesve dhe audiences.