Është ndarë nga jetë në moshën 74-vjeçare komentatori i njohur sportiv Vladimir Grillo.

Lajmi është ndarë në rrjetet sociale nga koleget dhe miqtë e komentatorit të njohur, i cili me karrierën prej 4 dekadash në RTSH ishte kthyer në një ikonë të gazetarisë sportive.

“Shuhet ikona e ekranit per sportin Vladimir Grillo, gazetari dhe komentatori me të cilin ndava 25 vite të jetës sime. Humba një mik të shtrenjtë, ashtu si familja Grillo njeriun më të dashur të saj. Vërtet dhimbje e madhe. RTSH humbi simbolin sportiv dhe të mikrofonit. Sëmundja e rëndë e rrëzoi mjeshtrin e fjalës dhe komentit në moshën 74 vjeçare. U prehtë në paqe. Mungesa e tij do të na shoqëroj gjithë jetën”, shkruan në rrjetet sociale kolegu i tij Dëfrim Methasani.