Ardian VEHBIU

NË ATË VEND aq dendur të populluar njerëzit të përshëndetin në rrugë me gishtin e madh të dorës dhe, kur hipin mbi ndonjë arkë bananesh për të recituar vargëzimet e tyre të jastëkut, presin prej teje jo thjesht duartrokitje mbështetëse por edhe që të komentosh me ngushje të nxehta dhe kur qëllon që t’u thuash ndonjë gjë që kushedi pse nuk ta përjetojnë si fishekzjarr hareje befas të zhduken nga sytë si me një akt magjie të mbrapshtë, paçka se për të tjerët me gjasë janë akoma aty. Dhe po këta të kërkojnë sakaq prapë që të bëhesh miq me ta paçka se miq keni qenë disa herë edhe më përpara dhe pastaj papritur, pa e marrë ti dot veten nga këto marrëzi miqësish, të urojnë me mijëra vetë datëlindjen, si për të të kujtuar se po plakesh dhe ty nuk të mbetet veçse t’u tregosh edhe ti gishtin e madh.