Në Asutri nuk kanë më dyshime. Kujtim Fejzullahi është 20 vjeçari që mbrëmjen e djeshme përgjaku Vjenën duke u marr jetën 4 personave dhe la të plagosur 17 të tjerë. Është pikërisht personi që shikoni në foton e mësipërme, edhe pse të censuruar.

20 vjeçari është me origjinë shqiptare, nga Maqedonia e Veriut, ndërsa mbante dhe pasaportë austriake.

20 vjeçari shkruajnë mediat vendase, të cilat kanë siguruar dhe foton ku ai shfaqet i armatosur, me kallashnikov, pistoletë e hanxhar, ka qenë i dënuar më parë dhe me precedent penal. Në vitin 2019, ai është liruar me kusht nga burgu.

Ai bënte pjesë në grupin e austriakëve të radikalizuar që ka tentuar të shkojë në Siri për luftë. Për këtë ai u dënua me 22 muaj burg në prill 2019. Edhe një nga autorët e tjerë të sulmit terrorist që përgjaku dje Vjenën duke u marrë jetën 3 banorëve të saj, dhe la të plagosur 15 të tjerë, është nga Maqedonia e Veriut, me origjinë shqiptare.

“Kam zbuluar disa detaje rreth terroristit. Emri i tij është Kurtin S., i lindur në 2000, ishte 20 vjeç, u lind dhe u rrit në Vjenë dhe ka rrënjë shqiptare. Prindërit e tij vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe nuk bien në sy kur bëhet fjalë për Islamizmin”, shkroi më herët Sipas kryeredaktorit të gazetës javore vjeneze Falter, Florian Klenk.

Sipas mediave austriake, Kujtim Fejzullahi iu betua një besnikëri kreut të ri të milicisë terroriste të ISIS, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraishi, pak para akteve të përgjakshme. Viktimat përveç autorit Fejzullahi janë dhe dy burra e dy gra të tjera. Një prej viktimave është një i ri shqiptar nga Struga.

20 vjeçari Nexhip Vrenezi ka dalë për të pirë cigare kur është qëlluar me breshëri plumbash nga autorët e sulmit terrorist, dhe ndërruar jetë në vend. Ndërkohë, mediat austriake raportojnë se edhe një i ri tjetër nga Kosova është pjesë e grupit të terroristëve. Ky person është ende i paidentifikuar. Më i riu i autorëve është një 16 vjeçar.

“Të dyshuarit janë midis 16 dhe 25 vjeç dhe kanë lindur në Vjenë, Kosovë, Bangladesh, St. Pölten, Çeçeni dhe Mödling. Të rinjtë jetojnë në Vjenë (10) dhe St. Pölten (2). Sipas informacioneve të brendshme, burrat e lindur në Austri të gjithë kanë rrënjë të huaja, kryesisht çeçenë dhe evropian juglindor”, shkruajnë mediat austriake, por nuk japin emra.

Ndërkohë, ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se tre nga policët që u përballën me grupin e terroristëve, janë nga Kosova.

“Kosova dënon njëzëri sulmet e natës së shkuar në Vjenë. Nuk do të jap komente mbi burime të pakonfirmuara, por do të doja të nënvizoja disa fakte të rëndësishme mbi atë çfarë ka ndodhur dje. Tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën sulmeve të mbrëmshme ishin shqiptarë, shtetas të Kosovës, të cilët jetojnë të mirintegruar në Vjenë dhe punojnë e luftojnë krahas qytetarëve austriakë për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet që ne ndajmë me popullin austriak”, është shprehur Haradinaj.

Në foto: Shqiptari i vrarë nga terroristët Nexhip Vrenezi
123440849_412216246834301_4565093870959801879_n.jpg