Këngëtarja e njohur Adele, është kryefjala e titujve rreth e rrotull botës që kur u dobësua drastikisht, duke humbur plot 40 kg.

Transformimi i saj i pabesueshëm ka tërhequr plot kompani që kanë në fokus dietat dhe humbjen e peshës, për ta pasur imazh të tyre.

Por sipas “The Sun”, Adele zgjodhi të mos fitonte para për reklama mbi mënyra efektive dobësimi si dieta apo aparatura të ndryshme, dhe ka arritur deri aty sa të refuzonte kontrata me vlerë 52 milionë dollarë.

Kohët e fundit, 32-vjeçarja ka zgjedhur të përqendrohet vetëm në albumin e ri, i cili duhej të dilte në treg në fund të vitit 2020, por që u shty për shkak të pandemisë.

Më herët, Adele tregoi se u dobësua që të ishte e shëndetshme për të birin 3-vjeçar, Angelo.

“Rënia në peshë s’kishte kurrë synim të qenit më e dobët. Donte të ishte më e shëndetshme dhe ta trajtonte më mirë trupin e saj. Adele hoqi dorë nga alkooli dhe po ha ushqime organike. Sidoqoftë, ka filluar t’i pëlqejë mënyra si duket tani. Ka më shumë vetëbesim, vishet ndryshe dhe është më e lumtur”, u tha një muaj më parë.