Në 100 ditët e ardhshme, Austria do të vaksinojë të gjithë qytetarët që duan të vaksinohen kundër koronavirusit me vaksinën ruse Sputnik V, në mënyrë që të përshpejtojë procesin e imunizimit të popullatës, tha kancelari Sebastian Kurz.

“Për shkak të faktit se shumë kompani farmaceutike në Bashkimin Evropian shpërndajnë vetëm 50 përqind të vaksinave të rëna dakord, në 100 ditët e ardhshme do të kemi mundësinë që të ofrojmë të paktën dozën e parë të vaksinës për këdo që dëshiron të vaksinohet. Nëse përdorim Sputnik, do të jemi në gjendje të shpejtojmë procesin,” tha ai në një fjalim me rastin e festave të Pashkëve.

Austria planifikon të vaksinojë njerëzit e moshës 65 vjeç e lart në prill, ata mbi 50 vjeç në maj dhe grupmoshat e tjera në qershor, në mënyrë që jeta të kthehet në normalitet në verë.

“Ne shpresojmë që duke vaksinuar popullatën e moshuar, ne do të jemi në gjendje të zvogëlojmë presionin mbi spitalet dhe të heqim kufizimet deri në maj, të cilat ne të gjithë shpresojmë,” tha Kurz.

Kancelari tha më herët se Moska dhe Vjena janë në fazën e fundit të negociatave për blerjen e vaksinës ruse dhe se Austria do të jetë në gjendje ta porosis atë që javën e ardhshme.