Duke nisur nga dita e sotme, 1 maj, Shqipëria heq të gjitha kufizimet anti-COVID për udhëtarët që hyjnë në vendin tonë.

Të gjithë shtetasit që udhëtojnë drejt Shqipërisë nga çdo pikë kufitare nuk do të jenë më të detyruar të paraqesin dokumentin e vaksinës, dokumenti i testimi për SARS Cov2, dhe certifikata e shërimit.

Vendimi u mor nga Komiteti i Ekspertëve në mbledhjen e disa ditëve më parë, ku u vendos gjithashtu heqja e detyrimit për mbajtjen e maskës, lejimi i muzikës pas orës 23:00 dhe rihapja e klubeve të natës.

Ndërkohë, për të hyrë në Kosovë shtetasit shqiptarë duhet ende të paraqesin certifikatën e vaksinimit me dy doza.