Nga e hëna, asnjë mjet i transportit të mallrave, kryesisht ushqimore, që furnizojnë supermarketet e Tiranës, nuk do të qarkullojë në orarin 07:00 – 09:00 të mëngjesit. Me nisjen e vitit të ri shkollor rikthehet edhe urdhëri i Bashkisë së Tiranës për ndalimin e qarkullimit për furgonët, në mënyrë që të lehtësohet lëvizja e prindërve që çojnë fëmijët në shkollë.

Duke filluar nga data 11 shtator, me ditën e parë të shkollës, mjetet e panevojshme, edhe ato që janë nën 3.5 ton, që bëjnë transportin e mallrave ushqimore, nuk do të lejohen të qarkullojnë nga ora 07:00 deri në orën 09:00. Gjithashtu, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 08:00 të darkës fadroma, betoniere, kamionë, trajlera, nuk do të lejohen.