Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar këtë fundvit vaksinën e Pfizer-BioNTech, duke përshpejtuar kështu shpërndarjen e saj.

“Vendimi bën vaksinën e Pfizer/BioNTech të parën që merr vërtetim emergjent nga OBSH që kur shpërthimi (koronavirus i ri) filloi një vit më parë,” deklaroi OBSH.

Ndërkaq kujtojmë se Britania ka nisur vaksinën armerikano-gjermane në 8 dhjetor.

“Ky është një hap shumë pozitiv drejt sigurimit të aksesit global në vaksinat COVID-19. Por unë dua të theksoj nevojën për një përpjekje edhe më të madhe globale për të arritur furnizim të mjaftueshëm me vaksina për të përmbushur nevojat e popullatave prioritare kudo,”tha Mariangela Simao, një zyrtare e lartë e OBSH-së e ngarkuar me sigurimin e aksesit në ilaçe.

OBSH shtoi gjithashtu se  lista e saj e përdorimit emergjent hap rrugën për rregullatorët në vende të ndryshme për të aprovuar importin dhe shpërndarjen e vaksinës.