Pas më shumë se një muaj pa viktima, sot Ministria e Shëndetësisë raporton se një pacient i prekur me Covid ka ndërruar jetë. Viktima është një 74-vjeçar nga Kurbini, i cili prej ditësh ishte i shtruar në Spitalin Infektiv.

Ministria thekson se viktima nuk ishte vaksinuar kundër Covid-19.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë kryer 3316 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid, 30 qytetarë.

Rastet e reja janë: 14 në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Kurbin, Korçë, Librazhd, Sarandë, Delvinë dhe Kuçovë.

Aktualisht janë 321 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim të specializuar 17 pacientë.

Ministria njofton se ditët e fundit është vënë re një rritje e rasteve të pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Lajmi i mirë është se janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,174 që nga fillimi i epidemisë.