Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, u ndëshkua me karton të kuq për shkak të kapjes për fyti të Ashurn Westwood, lojtar i Burnley, gjatë pjesës së dytë të ndeshjes së Premier League, të dielën në mbrëmje. Skuadra e Mikel Arteta vazhdoi të humbasë. Kjo ishte disfata e shtatë e sezonit në vetëm 12 ndeshje të Premier League.

Pas ndeshjes, Patrice Evra e kryqëzoi mesfushorin shqiptar, teksa kujtoi një histori të përjetimit të Tierry Henry ndaj 28-vjeçarit. Kjo gjë, sipas tij, përmbledh se si “legjendat e klubit ndjehen për të”. Evra tha gjatë komentit në “Sky Sports”, pas ndeshjes: “Ne po flasim për Xhakën, unë do t’ju tregoj një histori të shpejtë. Thierry Henry më ftoi një ditë në shtëpinë e tij.

Ai më tha: Eja Patrice, do të shikojmë ndeshjen e Arsenalit bashkë. Ai ndezi televizorin. Imazhi i parë që pamë në ekran ishte Xhaka, duke udhëhequr Arsenalin, duke qenë kapiten. bThierry Henry e fiku menjëherë televizorin. Unë e pyeta se çfarë ndodhi. Ai tha: Nuk mund ta shikoj ekipin tim me Xhakën kapiten. Dhe nuk e pamë ndeshjen. Ne filluam të flasim për shumë gjëra, teksa Tierry e fiku ekranin. Kjo tregon gjithçka që legjendat e këtij klubi mendojnë për të. Ai përsëri e la në baltë ​​ekipin e tij. Ne e kritikuam Pepe aq shumë, por Xhaka nuk është hera e parë që bën veprime të tilla. Më kujtohet dy vite më parë kur thashë për Arsenalin se është një ekip me fëmijë. Ai doli direkt e tha ‘Patrice nuk është hera e parë që flet për ne’.

Më kujtohet ndeshja e radhës, ai u zëvendësua, hoqi bluzën dhe e hodhi përtokë. Mjaftonte aq për Xhakën. Mendoj se tifozët e Arsenalit kanë parë mjaftueshëm nga ai”, u shpreh francezi, i cili për tetë sezone ka qenë pjesë e rëndësishme e Manchester United.