Shqipëria ka shënuar sërish një numër rekord infektimesh me Covid-19 gjatë ditës së fundit. Nga 1398 testime, 257 raste kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 5 persona: Një 65-vjeçar nga Kavaja, një 75-vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70-vjeçare, një 71-vjeçar, një 77-vjeçare.

Ndërkohë janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9864 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

83 raste në Tiranë, 29 në Fier, 27 në Durrës, 20 në Shkodër, 14 në Korçë, 12 në Berat, 11 në Elbasan, 8 në Mirditë, 7 në Lushnje, 6 në Tropojë, nga 4 raste në Lezhë, Librazhd, Kuçovë, 3 në Kukës, Kavajë, nga 2 raste në Has, Vlorë, Gjirokastër, Pogradec, Ura-Vajgurore, Divjakë, nga 1 rast në Krujë, Devoll, Kamëz, Mat, Tepelenë, Dibër, Prrenjas, Roskovec, Memaliaj, Gramsh.