Partia Socialdemokrate e Shqipërisë ndez motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Tom Doshi, hapi fushatën elektorale në kryeqytet me prezantimin e listës së kandidateve të Qarkut Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Tom Doshi bëri të ditur sloganin e partisë: “Na jepni besimin, t’ju kthejmë shpresën”.

“PSD është krijuar në 1991, ne jemi parti e qendrës, përfaqësojmë të majtë, të djathtë, të persekutuar, të gjithë që janë bindjet e tyre. Sloganin e kemi “Na jepni besimin t’ju kthejmë shpresën”. PSD-ja është e vetmja forcë që do t’ju kthejë këtë shpresë. Shqetësimi më i madh është korrupsioni.

Ju citoj thënie të Papës, “korrupsioni është si lebra, që sëmurë dhe vret shpresën”. Unë jam një mbështetës i Amerikës, ka qenë një shpresë për mua që në 1991 por punën më të madhe që ka bërë për shqiptarët Amerika është reforma në drejtësi. Te kjo reformë unë jam njeriu kyç, që ajo reformë ka kaluar. Në këto zgjedhje në do të jemi forcë e tretë. Jemi të gjithë figura të pastra, që të mos u akuzojë kërkush për korrupsion” tha ai.