Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj u kërkon qytetarëve që të mos jenë skeptikë kur t’ju vijë radha, por të pranojnë që të vaksinohen për të mposhtur koronavirusin. Në një postim në Facebook, Brataj rrëfen edhe bisedën me aktorin e madh Reshat Arbana, që sot u vaksinua.

Vlera e vaksinimit! Sot pata kënaqësinë të jepja mendimin tim profesional për avantazhet e bërjes së vaksinës zotit Reshat dhe Drita Arbana, pastaj ti shoqëroja legjendën e artit shqiptar dhe Dritën, në stadiumin arena kombëtare.

A ka kënaqësi më të madhe që vlera e një kombi si Reshat Arbana të të kërkoj mendim nëse duhet ta bëj apo jo vaksinën? A ka mesazh më të mirë që ky vigan i artit shqiptar i përcjell qytetarëve shqiptar që të bëjnë vaksinën për të shpëtuar nga kjo pandemi sa më pare? A ka vlerë më të madhe për të qartësuar se çfarë duhet të bëjmë në këtë moment të pandemisë?

Faleminderit zoti Reshat Arbana, faleminderit zonja Drita Arbana  që më lejuat sot të bëhem pjesë e këtij mesazhi sensibilizues! Ne u vaksinuam, bëje dhe ti!” shkruan ai./ db/ Abcnews.al