Policia e Lezhës arrestoi Kanto Narkaj dhe sekuestroi në banesën e tij një arsenal armësh, duke parandaluar kështu një krim të mundshëm në familje. 67-vjeçari kishte një konflikt me ish-dhëndrin e tij, të cilin e kishte kërcënuar për jetën.

Pas marrjes së njoftimit, në banesën e Narkajt u gjetën 1 mitraloz, 2 kallashnikovë, një granatë dore me ndezës të montuar, 4 krehra dhe 3979 fishekë, ku menjëherë u bë dhe arrestimi i tij në fshatin Balldre, Lezhë.

Policia njoftoi se materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Dhuna në familje”.