(Shqiptarët duhet të kuptojnë se, o sot o kurrë, duhet të ngrihen e të mbrojnë lirinë e tyre për të shprehur mendimet e tyre pa frikë nga ndëshkimi i Edi Ramës)

Tre të mitur janë shoqëruar nga policia në Komisariatin nr. 2 të Tiranës, sepse nuk i kanë buzëqeshur Edi Ramës!
Kjo situatë është denoncuar nga të afërmit e të miturve të cilët mbahen në ambientet e policisë dhe nuk lirohen, sepse shefat e turnit kanë frikë të ndërmarrin veprime pa urdhër nga lart.

Një prej familjarëve të tre adoleshentëve të shoqëruar në komisariat, ka denoncuar policin me numër ‘36912’ si personi që ka bërë ndalimin e tre të miturve për në ambientet e policisë.

Tre të miturit kanë qenë duke ndenjur në një lokal në zonën e ish-bllokut. Njëri prejt tyre në trotuar. Kur ka kaluar Edi Rama, nuk e ka përshëndetur dhe as nuk i kanë buzëqeshur.

Polici me numrin ‘36912’ ka konfirmuar në telefon të afërmit e një prej të miturve të shoqëruar se arsyeja e ndalimit të tyre është se e kanë parë shtrembër kryeministrin dhe po shoqërohen me urdhër të tij.

Tre të miturit kanë disa orë që ndodhen në ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë dhe policia nuk i lë të lirë, sepse presin urdhrin nga Taulant Balla.

Ky lajm, sa i trishtueshëm dhe kaq absurd (që e kemi shumë të vështirë ta besojmë) tregon se situata me autoritetet e policisë është shumë e rëndë.
Po të jetë i vërtetë ky lajm i “Syri.net”, tregon për një raport ekstremisht të deformuar mes kryeministrit dhe policisë së shtetit që ai drejton.
As më shumë e as më pak, në këtë rast, veprimet e policisë vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe profesionalizmin e tyre.

“Problemi i mosbuzëqeshjes ndaj kryeministrit” dhe reagimi i policisë flet për raporte në krizë mes kryetarit të qeverisë dhe shoqërisë që e ka zgjedhur atë të drejtojë.

Në një shoqëri demokratike, liria e shprehjes dhe autonomia e qytetarëve janë parime thelbësore dhe kjo ngjarje hedh dritë mbi një realitet alarmant: përdorimin e pushtetit nga autoritetet për të ndëshkuar individët që nuk pajtohen me kryeministrin aktual Edi Rama.

Ndalimi i tre të miturve për mosbuzëqeshje ndaj kryeministrit tregon se, duke imponuar një standard të detyruar të sjelljes ndaj udhëheqësit të qeverisë, në Shqipëri shkelen liritë themelore të shprehjes edhe ndaj të miturve. Kjo është një sfidë direkte për parimet demokratike dhe pluralizmin e mendimeve.

Aksioni i policisë, sidomos në rastin e policit me numrin ‘36912’ ndaj të miturve, nuk tregon vetëm për një kapitullim të policisë para pushtetit të një personi kapriçioz si Edi Rama, por kjo ngjarje shtron pyetje dhe ngre problematika lidhur me qëndrimin dhe përgjegjësitë e autoriteteve mbi sundimin e ligjit. Nëse policia vepron në këtë mënyrë në shkallë institucionale, është e qartë se kemi të bëjmë me një frymë autoritare që po përhapet në nivelet më të larta të qeverisjes. Dhe kjo është alarmante.

Prandaj, për të rikthyer besimin në institucionet tona dhe për të përmbushur synimet demokratike, është e nevojshme që autoritetet të bëjnë një hetim të thellë për këtë rast dhe të marrin masa të menjëhershme për të garantuar pavarësinë dhe profesionalizmin e policisë.
Përndryshe, shqiptarët duhet të kuptojnë se, o sot o kurrë, duhet të ngrihen e të mbrojnë lirinë e tyre për të shprehur mendimet e tyre pa frikë nga ndëshkimi i Edi Ramës. Në fund të fundit, një shoqëri e lirë dhe demokratike e dëshmon fuqinë e saj nga garantimi i pluralizmit të mendimeve dhe respektimi i të drejtave të njeriut.