Dy persona me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e mashtrimit dhe organizatës kriminale kanë rënë në prangat e Policisë së Korçës.

Sipas Policisë në pranga ka rënë një 62-vjeçar me iniciale N. M., pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se një herë e kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet e 8 muaj burg.

Po kështu në pranga ka rënë edhe 57-vjeçari me iniciale A. J., nga Korça pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për mashtrim.