Një person ka rënë në prangat e policisë së Tiranës dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi kanë shfrytëzuar për prostitucion dy rumune. Në pranga ka rënë 32-vjeçari me iniciale J. D.,i dënuar edhe më parë, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër me iniciale  T. M.

Sipas policisë këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, me premtimin për martesë dhe më pas për t’u larguar dhe të jetonin jashtë shtetit në vendet e BE-së, i kanë sjellë rumunet në Shqipëri dhe  i kanë shfrytëzuar ato seksualisht.

Finalizimi i operacionit policor “Premtimi” u krye në bazë të provave të grumbulluara, si rezultat e një pune disa javore.