Boris Johnson dhe Carrie Symonds kanë publikuar një fotografi të ditës së tyre të martesës pasi çifti lidhi kurorën në një ceremoni të fshehtë

Kryeministri 56-vjeçar britanik u martua me 33-vjeçaren Symonds, në një ceremoni të vogël në Katedralen Westminster të shtunën.

Fotografia e publikuar në mediat britanike tregon çiftin në kopshtin Downing Street pas martesës.

Një zëdhënës tha të dielën se kryeministri dhe zonja Symonds u martuan dje pasdite në një ceremoni të vogël në Katedralen Westminster.

“Çifti do të festojë martesën e tyre me familjen dhe miqtë këtë verë”, tha ai.

Çifti u fejua në ishullin Mustique në fund të vitit 2019 dhe kanë një djalë një vjeçar, Wilfred.

Kjo është martesa e tretë e kryeministrit britanik Boris Johnson.