Operacioni anti-kanabis i zhvilluar në zonën e Krujës është finalizuar me prangosjen e 16 personave. Ndërkohë janë shpallur në kërkim 24 të tjerë, si dhe 3 persona janë proceduar në gjendje të lirë.

Aksioni policor i koduar “Agimi”, është zhvilluar në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë.

Në pranga për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim, janë vënë në pranga babë e bir, Xhavit Kullaj dhe Dashamir Kullaj, banues në Halil, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në pronën e tyre, u konstatua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llamba.

Po ashtu nga kontrollet e shumta janë vënë në pranga dhe Asllan Deliu, 27 vjeç, banues në Nikël; Marsel Loci, 20 vjeç, banues në Larushkë; Eldi Kaceli, 18 vjeç, banues në Qerekë; Indrit Kullaj, 33 vjeç, banues në Arrameras; Dashamire Deliu, 49 vjeçe, banuese në Nikël; Musait Vathi, 16 vjeç, banues në Halil; Ferit Kullaj, 34 vjeç, banues në Halil; Erlind Almeta, 30 vjeç, banues në Halil; Fetije Kullaj, 56 vjeçe, banuese në Halil; Refik Deliu, 53 vjeç, banues në Halil; Erjon Deliu, 26 vjeç, banues në Halil.

Në pranga ka rënë dhe Kryeplaku i fshatit Halil, shtetasi Flamur Halili, 61 vjeç, si dhe dy punonjës të OSHEE, shtetasit Ervin Perlica, 32 vjeç, dhe Sokol Kullaj, 32 vjeç, banues në Halil për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 24 shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në aktivitetin kriminal. Po ashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shkak të moshës i shtetasve: E.L., 17 vjeç, banues në Larushk ; G.C., 70 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Halil dhe H.Xh., 78 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Nikël.

Gjatë aksioni u sekuestrua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llamba, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale

Në këtë operacion kanë marrë pjesë forcat e Renea, FNSH e Tiranës dhe e Fierit dhe DVP Durrës.