CONMEBOL prezantoi kalendarin e Copa America 2021, një turne që do të luhet në Argjentinë dhe Kolumbi midis 13 qershorit dhe 10 korrikut.

Ndeshja hapëse do të luhet në Buenos Aires, ndërsa finalen e madhe do ta zhvillojë në qytetin kolumbian Barranquilla.

Fillimi i turneut është caktuar për 13 qershor, kur Argjentinë-Kili dhe Paraguai-Bolivi do të përballen me njëri-tjetrin. Brazili do të debutojë në 18 qershor kundër Perusë.

Kujtojmë që ngjarja, e planifikuar për në vitin 2020, ishte shtyrë për shkak të vështirësive të shkaktuara nga pandemia e COVID-19.