Ministria e Shëndetësisë ka ndërtuar një faqe online për të gjithë personat që dyshojnë se janë të prekur nga Covid-19, ose kërkojnë të marrin informacion mbi virusin. Personat e interesuar mund të klikojnë në këtu.

Në portal mund të bëni vlerësimin e simptomave përmes plotësimit të një formulari.

Pas plotësimit të formularit, automatikisht do të këshilloheni mbi veprimet që do të ndiqni:

1 — Nëse keni Covid-19 dhe duhet ët ndiqeni nga mjeku i familjes.

2 — Nëse duhet të telefononi në numrin e gjelbërt, 0800 40 40.

3 — Nëse duhet të telefononi në numrin 127 të urgjencës.

Në faqe do të gjeni numrat e emergjencës, informacione dhe këshilla mbi virusin Covid-19.