Qeveria Rama e ka shtuar borxhin me 4 miliardë euro në tetë vjet

Qeveria Rama e ka shtuar borxhin me 4 miliardë euro në tetë vjet
Qeveria parashikon që ta shtojë borxhin publik me 108,7 miliardë lekë ose 877 milionë euro gjatë vitit 2021.

Me këtë borxh të ri neto, sipas përllogaritjeve të bëra publike nga emisioni “Me pak Fjalë”, borxhi neto i marrë nga qeveria Rama gjatë 8 vjetëve pritet të arrijë në rreth 4 miliardë euro në fund të vitit 2021.

Si rezultat borxhi i pritshëm i vendit në fund të vitit 2021 do të shkojë në rreth 1,4 trilionë lekë, ose rreth 11,3 miliardë euro.

Niveli i borxhit do të jetë në 83,20 për qind në fund të vitit 2021, nga 80,29 përqind që pritet në fund të vitit të tanishëm.

Sipas ekonomistit Azmi Stringa, i ftuar në meisionin ‘Me pak fjalë’, borxhi mund të arrijë nivelin e vitit 2019, pra rreth 68 për qind, vetëm pas vitit 2025.

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Horoskopi