“Nëse ju doni të keni Saliun në krye, është zgjedhja juaj. Por nëse ju vendosni të drejtoheni nga një i vdekur, ne shkëpusim çdo marrëdhënie”.

Kështu u shpreh kryeministri Rama në seancën e kësaj të enjteje, teksa ju drejtua deputetëve të Partisë Demokratike.

Ai theksoi se mazhoranca do të negociojë me të gjitha palët, veç Sali Berishës, për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Kemi ngritur një përfaqësi për të diskutuar me grupet parlamentare. Ka dhe nga ata që e kanë humbur të drejtën për të zgjedhur presidentin pasi e pamë se çfarë zgjedhje bëjnë.

Ju do të shkoni më keq, prisni, por kjo është çështja juaj dhe jo e jona. Ata që iu zgjodhën nuk e dinin që do t’ia punonit kështu. Gjithsesi ju jeni këtu dhe jeni një fakt dhe ne do ta bëjmë këtë përpjekje. Me Saliun ne nuk kemi punë. Saliu për ne është i vdekur politikisht dhe institucionalisht, biologjikisht i urojmë jetë të gjatë. Me të vdekurin që e keni në mes të shtëpisë mos na ngatërroni. Nëse ju vendosni të drejtoheni nga një i vdekur, ne shkëpusim çdo marrëdhënie”, tha Rama.