Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish opozitën për grumbullimet gjatë fushatës.

Rama ka publikuar sot në mediat sociale dy foto, një nga qendrat e vaksinimit në Pogradec dhe një nga mitingu i Partisë Demokratike në Malësinë e Madhe.

Kreu i qeverisë shton se në 25 Prill, Shqipëria do të votojë për vaksinimin dhe jo për infektimin.

“Në 25 prill Shqipëria do të votojë për Vaksinimin, jo për Infektimin; për Rindërtimin jo për Rishkatërrimin; për forcimin e Ligjshmërisë e rritjen e Ekonomisë, jo për rikthimin e Paligjshmërisë e të Çorodisë! Qendra e Vaksinimit Pogradec dhe epiqendra e Infektimit Malësi e Madhe“, shkruan Rama.