Kryeministri Edi Rama në një dalje publike gjatë ditës së sotme ka bërë publik planin për përballimin e emergjencës energjetike dhe mbrojtjen e shtresave në nevojë.

Plani i energjisë nuk parashikon rritje çmimesh për konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla.

Plani ka tre pika, sqaroi Kryeministri:

-Garantimi i energjisë për të gjithë

-Mbrojtja e konsumatorëve familjarë dhe bizneseve të vogla nga rritja e çmimeve

-Garantimi i likuiditeti për situatën energjike, me 100 milionë euro këtë vit për kompaninë e shpërndarjes së energjisë dhe 100 milionë euro të tjera vitin tjetër.

“Detyra jonë është të jemi shoku i mirë në ditë të vështira, për të gjithë ata që nuk mund t’i përballojnë pasojat e krizave të kësaj natyre. Por duke refuzuar se kjo krizë e rëndë nuk ekziston dhe nuk ka lidhje me. Kjo krizë mund të jetë me pasoja të rënda për këtë shet.

Plani ynë i kundërveprimit nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë për familjet dhe biznesin e vogël, as kufizime të energjisë elektrike. Stuhia e kësaj krize sipas ekspertëve, parashikohet ta ketë fazën deri fillim e verës së ardhshme. Plani mbulon këtë periudhë. Do t’ju kërkojmë të na jepni opinionin tuaj mbi këtë çështje”, tha Rama.