Gjatë protestës në Bërxullë njëri prej banorëve ka kërcënuar se në tubimin e radhës do kryejë aktin e rëndë të vetëflijimit nëse nuk do marrë zgjidhje.

Sipas tij kryeministri Rama po fshihet pas ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku në këtë çështje, ndërsa kërcënoi se do vetëflijohet në protestën e radhës.

Ai u shpreh se nëse nuk do marrë zgjidhje për pronën “do marrë benzinë dhe shkrepëse” dhe do vetëflijohet.

balkanweb back buttonlogo balkanweb e madhe

Fillimi > -Kronikë
“Rama po fshihet pas Ballukut”, protestuesi në Bërxullë kërcënon me vetëflijim: Herën tjetër do marr benzinën e shkrepësen!
19 Mars, 2023 11:55DfgsdfgsdfgMadhësia e tekstit:
Balkanweb app Get it on Google Play

Gjatë protestës në Bërxullë njëri prej banorëve ka kërcënuar se në tubimin e radhës do kryejë aktin e rëndë të vetëflijimit nëse nuk do marrë zgjidhje.

Sipas tij kryeministri Rama po fshihet pas ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku në këtë çështje, ndërsa kërcënoi se do vetëflijohet në protestën e radhës.

Ai u shpreh se nëse nuk do marrë zgjidhje për pronën “do marrë benzinë dhe shkrepëse” dhe do vetëflijohet.

“Kryeministri fshihet pas Ballukut, paçin faqen e zezë. të vish këtu dhe të bësh këto veprime me fshatarët është e paimagjinueshme, mos ta vonojë më, ai kryeministër, ajo ministre, ata drejtorë e qeveritarë. Të vijnë brenda javës dhe ta zgjidhim përfundimisht. Ne nuk jemi kundër rrugës dhe zhvillimit por duam hakun tonë. Le të negociojmë , unë jam fshatar kam pikëpamjet e mia, nuk shkoj dot në qytet. Radhën tjetër do marr shishen e benzinës, shkrepësen dhe do vetëflijohem këtu, qofsha më i poshtri po nuk e bëra, u jap fjalën, herën tjetër do flijohem këtu. Është toka jonë”, u shpreh ai.