Kryeministri shqiptar Edi Rama ka takuar në Marmara të Turqisë presidentin Rexhep Taip Erdogan.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shpërndarë një foto nga takimi, sipas tij i përqendruar në “sfidat e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Takimi mes tyre duket informal, pa protokoll zyrtar dhe me nga një çaj turk në tavolinë.

Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij…

Posted by Edi Rama on Monday, 14 September 2020