Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundit me gazetarët tha se SPAK duhet t’u japë një mesazh qytetarëve në vënien para drejtësisë të gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar që nuk justifikojnë pasurinë e tyre dhe që nuk kanë kaluar Vettingun.

“Për sa i përket pjesës së parë unë kam një gjë tjetër që do ta përsëris. SPAK-u duhet t’i japë qytetarëve një mesazh kuptimplotë lidhur me një nga principet dhe qëllimet e Reformës në Drejtësi, Vënia përpara drejtësisë e gjykatësve dhe e prokurorëve të korruptuar që nuk justifikojnë pasuritë e tyre, nuk kalojnë Vettingun dhe që kanë mospërputhje flagrante mes të ardhurave dhe pasurisë. Pa u bërë kjo, kredibiliteti në sytë e popullit do të jetë ende i ulët. Nga ana tjetër, garancia që sistemi i takon përfundimisht popullit do të jetë shumë e ulët. Shumë mirë adresimi i problemeve që lidhen me korrupsionin e përfaqësuesve politik, pa dallim. Shumë mirë të vazhdojnë, por janë edhe dy komponentë të tjerë. Komponenti  që është i shkruar nga e zeza në të bardhë në rekomandimet e KE. 

Një gjykatës ose një gjykatëse që merr përsipër të bllokojë një vepër publike për fëmijët pasi ne angazhohemi me forca krijuese, me forca financiare, me program pune për ndërtimin e një Qendre Kombëtare të Fëmijëve, me teatër të ri Kukullash, me skena artistike për fëmijët, me gjithë ato komponentë që prindërit duan për fëmijët kudo etj., në një pronë publike, nga ku lëvizin Gardën e Republikës për t’i hapur rrugë ndërtimit dhe del gjykatësja dhe as një javë para se të iki nga fshesa e Vettingut jep sigurim padie për pronën pasi po ai gjykatës e ka rrëzuar kërkesën për rrëzuar kërkesën për sigurim padie një vit më parë dhe të endet akoma lirisht rrugëve dhe të mos merret dhe të gozhdohet para drejtësisë këto janë gjëra që janë alarmante. Gjykatës që  na kanë marrë fytyrën sepse për një mijë e një arsye pastaj vjen edhe deri tek unë se pse u lirua ky e pse u lirua ai. A thua se i lirojmë ne. Këta njerëz të enden të lirë, me pasuri marramendëse pasi Vettingu i ka klasifikuar si në mospërputhje me normat morale dhe gjykatës për të qenë gjykatës apo prokurorë ky është problem. Këtu e shoh dhe komponenti tjetër pastaj janë ata që abuzojnë me lirinë e sipërmarrjes. Tre janë komponentët. Në një komponent shenjat janë pozitive. Shpresoj të kemi të tjera dhe nuk më intereson fare. Por këto dy komponentë të tjerë mungojnë. Dhe komponenti i pandëshkueshmërisë ende të prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar, të provuar si të tillë që i ka pastruar Vettingu dhe që enden të lirë është problem i madh moral dhe besimi i qytetarëve”, tha Rama.