Kryeministri Edi Rama ka votuar nga Surreli, ndërkohë që ka përcjellë edhe mesazhin për qytetarët që të mos dekurajohen nga problematikat, por të rikthehen dhe të votojnë në qendrat e votimit.

Në lidhje me deklaratat e Berishës, se hakerat qeveritarë kanë ndërhyrë në pajisje, Rama ka preferuar ta injorojë dhe të mos japë asnjë koment.