Sekretari i përgjithshëm i aleancës së NATO-s, akuzoi Kinën për përhapje të propagandës ruse dhe se refuzon të dënojë agresionin rus.

“Kina refuzon të dënojë agresionin e Rusisë dhe i bën jehonë propagandës ruse dhe mbështet ekonominë e saj”, tha Jens Stoltenberg në fund të një takimi të ministrave të punëve të jashtme të NATO-s.

Edhe një herë, Stoltenberg paralajmëroi ashpër Pekinin kundër dërgimit të municioneve në Moskë, një skenar që zyrtarët perëndimorë besojnë se do të përbënte një ndryshim të lojës në luftën e Ukrainës.

Pekini i ka mohuar akuzat, por lidhjet gjithnjë e më të ngushta midis Kinës dhe Rusisë, siç ishte takimi midis Presidentit Xi Jinping dhe homologut rus, Vladimir Putin, tregon të kundërtën.

“Çdo ofrim i ndihmës vdekjeprurëse do të ishte një gabim historik me implikime të thella. Deri më tani nuk kemi qenë në gjendje të konfirmojmë ndonjë ofrim të ndihmës vdekjeprurëse, por kjo është diçka që ne e ndjekim me shumë vëmendje. Nuk ka asnjë arsye për të hyrë në detaje, por Kina e di se do të ketë pasoja të rënda. Sjellja e sigurt e Kinës përbën një sfidë për interesat tona, vlerat tona, për sigurinë tonë”, paralajmëroi sekretari i përgjithshëm.