Dy ditë më parë në Tiranë është mbajtur Konventa Ndërkombëtare e Turizmit bashkorganizuar për herë të parë në Ballkan me Organizatën Botërore të Turizmit, por një hartë e shfaqur gjatë aktivitetit ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të të pranishmëve, por edhe të opinionit publik.

Në sfond shfaqet një hartë e Shqipërisë dhe vendeve fqinje, ku në të Kosova është pjesë e Serbisë, megjithëse është një shtet i pavarur nga Serbia prej vitit 2008.

foto galeri foto galeri 12PreviousNext
Por megjithatë kjo hartë turpëruese për çdo shqiptar, e ka lënë indiferente zëvendës kryeministren Belinda Balluku, e cila vijon qëndrimin e patrazuar sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Ndërkohë ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka pranuar mungesën e Kosovës në këtë hartë si shtet i pavarur, ndërsa sërish i është “sulur” kritikët që kanë reaguar në rrjet e media.

“Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova!Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!

Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftrash pa lidhje mes shqiptarësh!”, shkruan Rama në Twitter.

Kujtojmë në këtë aktivitet, ishte pjesëmarrës edhe kreu i qeverisë.