Kandidati demokrat për presidencën amerikane, Joe Biden tashmë ka fituar më shumë vota nga të gjithë kandidatët në historinë e zgjedhjeve amerikane, raporton The Guardian.

Biden theu rekordin e mbajtur nga ish-presidenti Barack Obama, i cili fitoi 69,498,516 vota në 2008.

Numri i votave që Biden ka marrë aktualisht është 69,759,833, por numërimi është ende në proces dhe ky numër sigurisht që do të rritet.

Kundërshtari i tij, Donald Trump ka marrë 67,160,663 vota në zgjedhjet 2016.

Kujtojmë, në SHBA votimi përfundimtar nuk sjell fitore por votat elektorale nga shtetet federale, duke pasur parasysh që secili shtet sjell një numër të ndryshëm të zgjedhësve.

Biden aktualisht ka 224 vota elektorale, dhe Trump 213. Duhen 270 për të fituar.