Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, guvernatori i BSH, Genti Sejko dhe përfaqësues të Misionit të FMN po zhvillojnë një konferencë sot për situatën ekonomike në vend.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë fjalës së tij nënvizoi se në muajin gusht inflacioni shënoi vlerën e 8%.

“Inflacioni me vend shënoi vlerën 8% në muajin gusht, duke shfaqur një rritje të shpejtë. Inflacioni i lartë përbën kërcënimin kryesor mbi stabilitetin makro-ekonomik. Banka e Shqipërisë është angazhuar në normalizimin gradual të politikës monetare”, u shpreh Sejko.

Ai nënvizoi më tej se inflacioni do të mbetet i lartë edhe për dy 3 mujorët e ardhshëm.

“Projeksionet tona për të ardhmen sugjerojnë se inflacioni do të mbetet në nivele të larta dhe gjatë 2-3 mujorëve në vijim. Më tej stabilizimi i çmimeve në tregjet të huaja do të reduktojnë inflacionin”, u shpreh Sejko.