Godina e Kongresit në Uashington është rrethuar nga forca të shumta policie mesditën e së premtes për motive sigurie.

Nga sa raportohet nga vendngjarja, një makinë ka përplasur dy roje dhe ka tentuar të çajë barrikadën e vendosur në “Constitution Avenue”.

Më pas, shoferi ka dalë nga mjeti i armatosur me një thikë në dorë dhe plagosi dhe një polic tjetër, por është neutralizuar menjëherë nga forcat e tjera të sigurisë dhe më pas ndërroi jetë në spital.

Gjithashtu dhe një efektiv policie ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Robert Contee, komandanti i policisë sw Uashingtonit, deklaroi paraprakisht se “nuk duket si njw akt terrorizmi, por hetimet janë në vazhdim e sipër”.

Situata është ende e paqartë, ndërkohë që zona është rrethuar dhe qytetarëve iu kërkohet të qëndrojnë larg saj.

Kapitoli, një ndër simbolet kryesore të demokracisë amerikane, u sulmua në janar të këtij viti nga mbështetës të ish-presidentit Trump, ku si pasojë e trazirave u regjistruan dhe disa viktima.