Policia e Vlorës ka kryer një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Gjatë operacionit të koduar “SIG” u sekuestrua një snajper, një sasi municioni luftarak, dhjetëra doza me lëndë narkotike kanabis dhe një palë dylbi optike, në banesën e 29-vjeçarit me iniciale K. Xh.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, një armë zjarri snajper, 64 fishekë dhe një palë dylbi optike”- thuhet në njoftim .

Ndërhyrja e Policisë erdhi pas informacioneve të marra në rrugë operative, ndërsa në pranga ra 29-vjeçari, banues në lagjen “Partizani të këtij qyteti.