Dy të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së kryeqytetit pasi iu gjetën një sasi lëndësh narkotike, si kokainë dhe kanabis.

Sipas Policisë 28-vjeçarit me iniciale M. S. iu sekuestrua kokainë, por nuk bëhet e ditur sasia e gjetur.

Ndërsa 23-vjeçari me iniciale E. P., dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një thikë.

Po gjatë orëve të fundit policia ka arrestuar edhe një 43-vjeçar, pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Bashkiake.