Kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama mbledh pasditen e sotme Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Mbledhja do të nisë në orën 16.30.

Sot Mblidhet Asambleja E PS. Ja Emrat Që Përfliten Për Shkarkim
Aktualitet

Politike
4 Shtator, 2023Sprint.Al
FacebookTweetPinEmail
Kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama mbledh pasditen e sotme Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Mbledhja do të nisë në orën 16.30.

Interesi lidhur me këtë mbledhje vjen pas zërave se mund të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar, zëra të cilat deri më tani as janë pohuar dhe as mohuar.

Disa ditë më parë, teksa u pyet lidhur me ndryshimet në qeveri gjatë një konferencë për mediat, Rama u përgjigj se do të duhet që të presim mbledhjen e asamblesë.

Ndërkohë, në media ka nisur të raportohet për merat e mundshëm që pritet të largohen prej qeverisë nga kryeministri Edi Rama. Sipas informacioneve, janë gjashtë ministria që do të legohen në Shtator: Ulsi Manja, Delina Ibrahimaj, Olta Xhaccka, Frida Krifca, Bora Muzhaqi dhe Edona Bilali.