Inter është skuadra e Serie A me vlerën e organikës më të lartë , e barabartë me 616,8 milionë euro: ky është konkluzioni i Transfermarkt, portali i njohur që merret me numra e statistika, në raportin e tij të fundit, që merr parasysh variacionet post-lockdown. Është kaluar kështu edhe Juventus (592,9 milionë) ndërsa në podium mbetet Napoli. E ndjek Milan, që ka parakaluar Romën, tani e pesta.

Vlera e një lojtari, e rrjedhimisht edhe organikës, është gjithnjë e vështirë për tu përcaktuar, e përveç të dhënave të pakundërshtueshme (si mosha apo golat në rastin e një sulmuesi) ka edhe parametra më pak absolute. E nga këtu niset Transfermarkt për të analizuar parakalimin zikaltër: nga njëra anë Inter është përmirësuar sepse në organikë ka 31 lojtarë kundër 23 të Juventus, por duhet patur parasysh edhe mosha mesatare e organikës, numri i pjesëtarëve të skuadrës, rritja e këtyre të fundit, e projeksioni për të ardhmen.

Për shembull lojtarët-kyç të moshës mesatare si Bonucci, Pjanic (vlera është llogaritur në fund të sezonit që sapo u mbyll, pa blerjet e reja e shitjet) e Cristiano Ronaldo paguajnë diferencën e viteve në krahasim me De Vrij, Barella e Lukaku, më të rinj. Në të njëjtën kohë, organika më e ngushtë e bardhezinjve përmbys të dhënat për sa i përket vlerës mesatare të një futbollisti: Juve është e para me 25,78 milionë, Inter pas me 19,9 milionë.

Milan ndodhet në situata të favorshme (391 milionë) që është vlerësuar për finalen e sezonit, që i ka lejuar të kthehet në vendin e katërt përpara Romës (-2,8%). Mes skuadrave të tjera, boom i Atalanta (329,3 milionë) që i afrohet Lazios (332,8 milionë). Progres i madh edhe për Veronën (+29,5%) e Sassuolo (+25,5%), rënie ndërkohë për Napolin (-15%, sidoqoftë në vendin e tretë në klasifikim).