Koloneli i njohur Myslim Pashaj, i cili ka denoncuar në 2009-ën marrëveshjen e ndarjes së kufirit detar Shqipëri-Greqi, marrëveshje e cila më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, ka reaguar për debatin e nisur në ditët e fundit në lidhje ambicien greke për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon.

Ai ka zgjedhur të postojë në ‘Facebook’ një citim të kryeministrit Rama i cili ka përmendur kolonelin për kontrubuitin e tij në lidhje me çështjen e kufirit detar me Greqinë.

“Në një rrjedhë kohore prej afër 11 vitesh, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, u kujtua të përzgjidhte disa konsiderata për kontributin tim modest në çështjen aq të debatuar të Paktit detar me Greqinë” është shprehur koloneli ironik lidhur me deklaratën e Kryeministrit.