Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar duke komentuar vendimin e Sekretarit të Shtetit Blinken për shpalljen “non grata” të ish-Kryeministrit Sali Berisha ka deklaruar se “përcaktimi kishte të bënte me frenimin e korrupsionit dhe nuk lidhej me zgjedhjet”.

Sipas tij vonesa për shpalljen e Berishës “non grata” 8 vite pas largimit të tij nga pushteti erdhi për shkak të procedurave të verifikimit të informacionit.

Ka disa arsye, e para, kemi kompetenca të reja. Pastaj, gjatë asaj periudhe, duhej bërë hulumtimi dhe duhej të siguroheshim, që jemi në gjendje të bëjmë përpunimin e informacionit”, tha Escobar gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.

Ai ka paralajmëruar se ky nuk do jetë rasti i vetëm, jo vetëm në Shqipëri por në gjithë Ballkanin.

Do të shihni përcaktime të tjera për të gjithë rajonin. Nuk mund të komentoj për raste të veçanta. Por ne synojmë t’i përdorim kompetencat, për qëllimin që ato u krijuan”, tha Escobar.