Agim Ismaili është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Shkarkimi i tij u bë me vendim të Këshillit të Ministrave pas propozimit të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.

Ky i fundit propozoi edhe emrin e ri, Admir Abrija, për Drejtor të Përgjithshëm të Burgjeve, vendim që u miratua nga Këshilli i Ministrave.

Admir Abrija ka qenë Prefekt i Tiranës, ndërsa më herët drejtor i Policisë Kufitare në Kakavijë.

Në vitin 2013, kur Abrija ishte në krye të Kufirit në Kakavijë, mori për herë të parë pas 20 vitesh vendimin për t’ju përgjigjur Greqisë me reciprocitet.

Shkak u bë moslejimi në kufi nga pala greke për qytetarët shqiptarë që të kalonin drejt Greqisë, duke kthyer pas dhjetra udhëtarë. Ndodhur në kushte të tilla, Admir Abrija vendosi reciprocitet ndaj Greqisë duke kthyer pas dhe mos duke mos lejuar kalimin drejt Shqipërisë të shtetasve grekë.

Një masë e tillë bëri që pas disa orësh Greqia të mos bllokonte më në kufi kalimin e emigrantëve shqiptare çka solli më pas edhe normalizimin e qarkullimit në kufirin mes dy vendeve.