Gjykata e Elbasanit ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë për 45 të ndaluarit për trafik droge, pjesëtarë të një grupeve të organizuara kriminale.

BalkanWeb ka mësuar se gjykata vendosi për anëtarët e 4 grupeve kriminale të trafikut të drogës që 35 prej tyre të lihen në burg.

Sakaq, për 3 të tjerë është vendosur masa “arrest shtëpie” dhe për 7 të tjerët “detyrim paraqitje”.