Mbrëmjen e së hënës, në një banesë në fshatin Orizaj në Berat ka shpërthyer një bombol gazi.

Banesa ishte në pronësi të shtetasit Agur Cako dhe e gjithë familja, e përbërë nga 7 persona, ndodhej brenda në banesë në momentin e shpërthimit të bombolës.

Bombola e gazit ndodhej në një dhomëz të vogël përbri banesës, ambient që familja Cako e kishte adaptuar për dhomë gatimi.Pas shpërthimit,flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi. E gjithë familja ka dalë jashtë banesës dhe ka njoftuar menjëherë zjarrfikësit.

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve zjarrfikëse ka bërë të mundur lokalizimin në kohë të flakëve të zjarrit dhe shuarjen e tij.