Shtohen klinikat ku mund të bëhet testimi për CoVid-19.

Laboratori Intermedica nis testimin për Antitrupat Anti SARS Cov-2  Totale (IgG+IgM).

Këto analiza shërbejnë për të ditur nëse qytetarët e kanë kaluar, ose jo Covid-19.

Metoda e përdorur nga Intermedica është ECLIA dhe testimi kryhet me analizatorë automatik të Kompanisë Roche. Analiza i ka të përfshira të dyja fraksionet IgM dhe IgG.

Çmimi i analizës kushton 4000 lek për të dyja fraksionet. Për të gjitha rastet pozitive ose te dyshimta Laboratori Intermedica kryen konfirmimn e tyre, duke  analizuar antitrupat me një metode të dytë dhe kompani të dytë, me metodën ELISA, me analizator të Kompanisë Euroimmun.

Ky analizim konfirmon pozitivitetin direkt te IgG ose indirekt te IgM. Konfirmimi bëhet pa asnjë kosto shtesë. Pra, çmimi ngelet 4000 lek.

Laboratori Intermedica është i vetmi laborator në Shqipëri,që kryen konfirmimin e rezultatit me dy metoda të ndryshme dhe me dy kompani të ndryshme. Vlen te theksohet se Metoda ELISA dhe konkretisht e kompanisë EUROIMMUN, për analizimin e antitrupave AntiSARS CoV-2 eshte quajtur  “Golden Standard” dhe shpesh rezultatet e kompanisë Euroimmun shërbejnë dhe si rezultate krahasuese referente nga kompani te tjera për të marrë certifikatën nga FDA Amerikane.

Marrja e mostrave behet në të gjitha filialet e saj në Tiranë

Tel. 042 200600