Bizneset e vogla që nuk kanë kryer ende procesin e fiskalizimit nuk do të gjobiten deri në fund të qershorit 2022. Pas kërkesës së vazhdueshme nga sipërmarrja, qeveria ka vendosur të zgjasë afatin për faturën elektronike.

Shtyrja, megjithatë, aplikohet vetëm për tatimpaguesit e vegjël, që nuk janë të regjistruar për TVSH dhe që kryejnë shitje vetëm me para në dorë drejt konsumatorëve.

Kategori të tjera që përfitojnë janë edhe kompanitë që bëjnë furnizimin me ujë, tregu i energjisë elektrike, si dhe bankat dhe institucionet e tjera financiare për njoftimin e pagesave.

Shtyrja e fiskalizimit ishte kërkuar deri në fund të vitit 2022, me argumentin e kostove dhe nevojës së stafit për t’u mësuar me procesin.