Pak orë pasi qeveria “Rama 3” u votua në parlament, në një seancë maratonë, ende nuk ka një njoftim për bërjen e betimit sot në Presidencë.

Kryeministri Rama pritet të niset të shtunën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atje ku do të marrë pjesë në sesionin e 76 të Asamblesë së OKB-së që do të mbahet në Nju-Jork e do të zgjasë deri më 27 tetor. Me shumë mundësi, betimi i kabinetit të ri qeveritar pritet të mbahet në Presidencë, mëngjesin e së shtunës.

Në seancën maratonë, qeveria “Rama 3” kaloi me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim. Seanca plenare nisi ditën e djeshme në orën 10:00 të mëngjesit dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm.