Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur në Kuvend për situatën e rënduar të pandemisë në vend. Ajo njoftoi se nga sot do të aktivizohen për trajtimin e Covid-19 spitalet rajonale të Durrësit dhe Shkodrës për të vijuar më tej me aktivizimin edhe të spitaleve të Vlorës, Elbasanit dhe Korçës.

“Bazuar në skenarët e strategjisë do të aktivizojmë nga sot spitalet rajonale Durrës, Shkodër pastaj Vlorën, Korçën dhe Elbasanin. Spitalet nuk e parandalojnë virusin”.

Ministrja njoftoi se janë mbi 500 të shtruar në spitalet Covid, ndërkohë që ka rritje të rasteve të rënda edhe në moshat e reja dhe rritje në reanimacione.

Mbi 500 të shtruar dje në Tiranë. Ka rritje të rasteve të rënda te moshat e reja. Ka rritje në reanimacione. Spitalet po përballojnë një fluks në rritje”.

Po kështu, ministria shtoi se 7020 doza të tjera të vaksinës vijnë sot nga Pfizer.