Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një efektivi policie ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Dy automjete janë përplasur mes tyre duke lënë të vdekur një vend efektivin e policisë Nuri Malaj.

Nuri Malaj, 57 vjeç, ka mbetur i vdekur në vend nga përplasja e fortë. Efektivi ishte duke shkuar në punë për të marrë shërbimin, por fatkeqësisht humbi jetën në aksidentin tragjik.

Në aksident është përfshirë një mjet tip BMW e cila ka ardhur me shpejtësi duke humbur kontrollin e mjetit. Fillimisht mjeti tip BMW është përplasur me një shtyllë në rrugë dhe më pas më makinën tip BENZ ku udhëtonte efektivi i polici Nuri Malaj duke i marrë atij jetën. Personi që udhëtonte me BMW, A.V, 21 vjeç, ka marra plagë të lehta dhe është jashtë rreziku për jetën.

Aksidenti ka ndodhur pranë autostradës që lidhet me rrugën ‘Transballkanike’, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të aksidentit fatal.