Një gjykatë në Moskë ka gjobitur Google me 100 milionë dollarë.

Gjigandi teknologjik akuzohet se për të disatën herë nuk ka fshirë përmbajtje të cilat konsiderohen si të paligjshme në Rusi.

Google pas këtij vendimi ka thënë se ende nuk e ka vendosur se çfarë hapi do të ndërmarrë.

Autoritetet ruse e kanë rritur presionin ndaj kompanive teknologjike këtë vit.

Madje, i kanë akuzuar se kanë ndërhyrë në punët e brendshme të shtetit.

Disa orë pasi u shpall vendimi për Google, një gjobë më e vogël iu dha ‘Metës’, kompanisë së Facebook, për shkelje të ngjashme të lidhura me përmbajtjen.

Në fillim të kësaj jave, Twitter iu dha gjithashtu një gjobë po ashtu për akuza të ngjashme.

Në maj, mbikëqyrësi i medias ruse kërcënoi se do të ngadalësonte shpejtësinë e Google nëse nuk fshinte 26.000 përmbajtje të paligjshme, të cilat lidhen me drogën, dhunën dhe ekstremizmin.

Rregullatori i medias në vend ka bllokuar dhjetëra faqe interneti të lidhura me liderin e opozitës Alexei Navalny, të cilësuara “ekstremiste”.

Google dhe Apple u detyruan gjithashtu të hiqnin një aplikacion kushtuar fushatës “Smart Voting” të Navalny, i cili u jepte përdoruesve këshilla për votimin taktik për të rrëzuar politikanët ne pushtet.

Faqet e internetit si Linkedin dhe Dailymotion tashmë janë bllokuar se kanë refuzuar të bashkëpunojnë me autoritetet ne vend.